Kamala Harris, Nancy Pelosi shënojnë moment historik gjatë fjalimit të presidentit

Kamala Harris, Nancy Pelosi shënojnë moment historik gjatë fjalimit të presidentit

19:10, 29/04/2021

Nënpresidentja Kamala Harris dhe Kryetarja e Dhomës së Parë Nancy Pelosi do të hyjnë në histori të mërkurën në mbrëmje si të parat gra, së bashku para kombit gjatë fjalimit të Presidentit Biden drejtuar vendit.

Presidenti Joe Biden mban fjalimin e tij të parë para një sesioni të përbashkët të Kongresit të mërkurën në mbrëmje. Pranë tij në podium do të jenë edhe zonjat Pelosi dhe Harris, dy demokrate nga Kalifornia.

"Do të jetë mjaft emocionuese. Dhe fakti që shënohet një moment historik është i mrekullueshëm. Pa diskutim, ka ardhur koha", tha zonja Pelosi disa orë para fjalimit gjatë një interviste në kanalin televiziv MSNBC.

Zonja Pelosi, tashmë është e familjarizuar me momentin e prezantimit të presidentit amerikan para Kongresit. Ajo ka qenë në këtë rol gjatë presidencës së George W. Bushit, Barack Obamës and Donald Trumpit. Avokivistet për të drejtat e grave thanë se mundësia për të parë zonjën Harris dhe zonjën Pelosi të ulura së bashku, pranë Presidentit Biden do të jetë një "moment i bukur".

Joe Biden dha ndihmesën e tij që nga momenti kur u zotua të zgjidhte një grua si kandidate për nënpresidente dhe me deklarimin se kishte zgjedhur Senatoren demokrate Harris për atë rol. "Ky është një fillim i shkëlqyer dhe duhet të vazhdojmë të ecim përpara për t'u dhënë grave të drejta të barabarta," tha Christian Nunes, president i Organizatës Kombëtare për Gratë.

Zonja Pelosi ka hyrë në histori si e para grua që mori kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve gjatë presidencës së George W Bushit. Ish-Presidenti Bush e përmendi këtë fakt gjatë fjalimit të tij drejtuar vendit, kur u shpreh se kishte privilegjin të ishte presidenti i parë që e hapte fjalimin me fjalët "zonja kryetare".

Debbie Walsh, drejtoreshë e Qendrës për Gratë Amerikane dhe Politikën në Universitetin Rutgers, tha se fjalimi i 28 prillit do t'u tregojë burrave, grave, djemve dhe vajzave se gratë mund të zgjidhen dhe të mbajnë poste të nivelit të lartë dhe se ato kanë të drejta si burrat.

Zonja Walsh gjithashtu vuri në dukje premtimin e zotit Biden për të zgjedhur një grua si kandidate për nënpresidente dhe përmendi larminë e kabinetit të tij. Ajo tha se Presidenti Biden kishte të ngjarë të fillonte fjalimin duke u kthyer me fytyrë nga zonjat Pelosi dhe Harris në një gjest krenarie, jo thjesht në aspektin personal, "por unë mendoj krenar për vendin dhe krenar për partinë e tij. Mendoj se ai do t’i shohë qartë implikimet historike të këtij momenti dhe rolin që ai luajti në realizimin e tij ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco