Turqit propozuan ndarjen e Qipros në dy shtete, Greqia refuzon kategorikisht

Turqit propozuan ndarjen e Qipros në dy shtete, Greqia refuzon kategorikisht

12:32, 29/04/2021

Një delegacion i turqve qipriotë propozoi sot që Qiproja të ndahet në dy shtete, për t'i dhënë fund konfliktit me pjesën greke të  Qiprios dhe për t'i vendosur të dy bashkësitë ishullore në një bazë të barabartë, por Greqia e refuzoi këtë kërkesë.

Në vitin 1974, ishulli mesdhetar u nda midis grekëve në jug dhe turqve në veri. Megjithatë, vetëm Turqia njeh shtetin e shkëputur në Qipron veriore.

Propozimi u paraqit në bisedime joformale me Sekretarin e Përgjithshëm të KB Antonio Gutierrez, i cili u bëri thirrje të dy palëve të "ishin krijues" pasi bisedimet u bllokuan.

Ministrat e jashtëm të Greqisë, Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar po marrin pjesë gjithashtu në bisedime.

Udhëheqësi qipriot turk Ersin Tatar tha se shpresonte që propozimi të sillte një "vizion të ri", megjithë refuzimin e mëparshëm nga grekët.

"Qëllimi i Qipriotëve Turq është të vendosin marrëdhënie midis dy vendeve mbi bazën e barazisë sovrane dhe statusit ndërkombëtar," lexohet në propozimin e tyre.

Greqia menjëherë e refuzoi këtë propozim dhe vlerësoi "se është një zhgënjim i madh".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco