SHBA këshillon qytetarët amerikanë të largohen 'sa më shpejt’ nga India

SHBA këshillon qytetarët amerikanë të largohen 'sa më shpejt’ nga India

11:56, 29/04/2021

SHBA do të dërgojë më shumë se 100 milionë dollarë furnizime në Indi ndërsa kriza vdekjeprurëse prej COVID-19 vazhdon të rritet.

SHBA ka këshilluar qytetarët e saj në Indi të largohen sa më shpejt që të mundin të sigurt, në një kohë që ky vend raportoi një ditë tjetër rekord të rasteve dhe vdekjeve nga Covid.

Ministria e Shëndetësisë e Indisë të enjten tha se vendi kishte regjistruar 379,257 raste të reja dhe 3,645 vdekje të reja. Numri i përgjithshëm i rasteve dhe vdekjeve të Indisë ishte 18,38 milionë infektime dhe 204,832 vdekje.

Një alarm në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane paralajmëroi se "aksesi në të gjitha llojet e kujdesit mjekësor po kufizohet rëndë në Indi për shkak të rritjes së rasteve në Covid-19" dhe vuri në dukje se vdekjet ishin rritur ndjeshëm.

"Qytetarët e SHBA-së që dëshirojnë të largohen nga India duhet të përfitojnë nga mundësitë e transportit komercial të disponueshëm tani," tha ambasada.

Departamenti i Shtetit "këshillon qytetarët e SHBA-së të mos udhëtojnë për në Indi ose të largohen sa më shpejt që të jenë të sigurt për shkak të situatës aktuale shëndetësore në vend".

Kjo kërkesë u bë ndërsa SHBA njoftoi se po dërgonte më shumë se 100 milionë dollarë furnizime në Indi, përfshirë gati 1 milionë teste të shpejta në një dërgesë të parë me avion.

Vendi ka qenë në prangat e një krize të paparë me rastet në rritje të Covid dhe furnizime në pakësim me oksigjen.

Krematoriumet në Delhi janë mbingarkuar aq shumë me trupa të vdekurish saqë është bërë e detyrueshme të ndërtohen vende djegieje për ta, të improvizuara, në trojet rezervë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco