Sulm në një kopsht fëmijësh në Kinë, një burrë vrau dy fëmijë dhe plagosi 16 persona

Sulm në një kopsht fëmijësh në Kinë, një burrë vrau dy fëmijë dhe plagosi 16 persona

11:00, 29/04/2021

Dy fëmijë u vranë dhe 16 njerëz u plagosën në sulmin me thikë të një burri në një kopsht fëmijësh në qytetin Beilium në jug të Kinës, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua.

Për fat të mirë, katërmbëdhjetë persona nuk u plagosën rëndë, dhe dy njerëz po presin operacione.

Incidenti ndodhi në një kopsht fëmijësh në rajonin Guangxi.

Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin dhe hetimi po vazhdon. Detaje të tjera nuk dihen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco