Masakër në një spital gjerman, arrestohet autorja

Masakër në një spital gjerman, arrestohet autorja

10:08, 29/04/2021

Katër persona u gjetën të vdekur në një spital në qytetin Podsdam jo shumë larg Berlinit dhe një grua e dyshuar për vrasjen e tyre u arrestua, njoftoi sot policia gjermane.

Një zëdhënës i policisë së provincës së Brandenburgut tha se policia gjeti një person të plagosur rëndë në klinikën ortopedike Oberlin, përveç katër personave të vdekur, raporton AP.

Sipas tij, viktimat u vunë re shenja të dhunës ekstreme.

Mediat lokale deklarojnë se gruaja e arrestuar e dyshuar për vrasje ishte e punësuar në klinikë, ndërsa viktimat janë pacientë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco