Covid: Turqia përgatitet për bllokimin e saj të parë të plotë

Covid: Turqia përgatitet për bllokimin e saj të parë të plotë

09:26, 29/04/2021

Rrugët janë të mbushura me njerëz, qendrat tregtare janë të mbushura dhe trafiku është i rënduar.

Disa dynden në terminalin kryesor të autobusëve për të dalë nga Stambolli, ndërsa të tjerët po përpiqen të blejnë sa më shumë alkool pas lajmeve për një "ndalim pijesh alkoolike".

Kjo është gjendja shpirtërore ndërsa Turqia përgatitet që të enjten të hyjë në bllokimin e saj të parë të pandemisë, për të frenuar një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve.

Grupet në ËhatsApp tani dominohen nga mesazhet se si do të jetë jeta në ditët në vijim.

Këtë kohë vitin e kaluar, Turqia u pa si një histori suksesi për veprimin e saj të shpejtë dhe madje u vlerësua nga OBSH.

Një vit më pas, ajo është ndër vendet më të prekura nga Covid, me shkallën më të lartë të infeksionit në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco