Zgjedhjet në Indi vazhdojnë ndërsa vdekjet kapin rekorde të larta

Zgjedhjet në Indi vazhdojnë ndërsa vdekjet kapin rekorde të larta

09:30, 29/04/2021

Populli në shtetin indian të Bengalit Perëndimor po voton në fazën finale të zgjedhjeve, megjithë rastet në rritje të Covid.

Radhë të gjata u panë jashtë kabinave të votimit, duke ngritur shqetësime në lidhje me përhapjen e mëtejshme të virusit ndërsa një valë e dytë vdekjeprurëse përfshin vendin.

Ekspertët tashmë kanë frikë se Bengali Perëndimor mund të jetë epiqendra tjetër e virusit, pasi fushatat kanë vazhduar atje me turma të mëdha.

Ai regjistroi më shumë se 17,000 raste në 24 orët e fundit - një rekord i ri ky.

Shteti ka kaluar tashmë shtatë faza të votimit. Shteti është një nga të paktët ku Kryeministri Narendra Modi nuk ka shumicën e vendeve.

Ka pasur shumë kritika se ai vazhdoi të mbante mitingje të mëdha atje edhe kur virusi filloi ta mbyste vendin dhe një mori njerëzish nuk mbanin maska ​​ose distancë shoqërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco