‘Sëpata e Zezë’/ Arrestohen 30 pjesëtarë të organizatës mafioze nigeriane në Itali

‘Sëpata e Zezë’/ Arrestohen 30 pjesëtarë të organizatës mafioze nigeriane në Itali

16:22, 28/04/2021

Policia italiane ka arrestuar në ditët e fundit 30 persona në të gjithë vendin, të gjithë me kombësi nigeriane, që dyshohet se janë anëtarë të organizatës kriminale të tipit mafioz “Sëpata e Zezë”.

Policia thotë se ndaj tyre do të ngrihen 100 akuza, mes të cilave trafik të lëndëve narkoike dhe qenieve njerëzore, prostitucion dhe mashtrime në internet. Banda mendohet se ka përdorur kriptomonedhën Bitcoin për të financuar transaksione klandestinë në atë që quhet “dark web”.

Organizata “Sëpata e Zezë” ka lindur në Nigeri në vitet 1970, ku kryente disa makabritete si përdhunime, gjymtime dhe vrasje me rituale. Më vonë ata ndërtuan një rrjet të fuqishëm ndërkombëtar.

“Ka dëshmi se anëtarë të grupit, kanë lidhje direkte me bandën nigeriane, pasi përdorin të njëjtin fjalor, të njëjat simbole dhe rituale”, tha Policia italiane.

Të arrestuarit akuzohen për përdorimin e Bitcoin për të blerë të dhënat e kartave të kreditut të klonuara që më pas përdoreshin për blerje të shumta.

Reuters raportoi se arrestimet u kryen në 14 rajone italiane, mes tyre përfundoi në pranga edhe bosi i grupit në Itali, një 35-vjeçar që jetonte në Aquila, Abruco.

Kush është “Sëpata e Zezë”?

Është një prej shoqërive të fshehta më famëkeqe që kanë dalë nga Nigeria. Fillimet i ka në vitet 1970, kur njiheshin si “Lëvizje Neo e Zezë”. Themeluesit e saj synonin të “çlironin” njerëzit me ngjyrë. Megjithatë, shpejt grupi devijoi nga ideologjia politike dhe anëtarët e tij akuzohen për vrasje dhe sulme seksuale të shumta./ A2/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco