Gjermania dhe Franca planifikojnë miliarda euro për rimëkëmbjen

Gjermania dhe Franca planifikojnë miliarda euro për rimëkëmbjen

14:43, 28/04/2021

Franca dhe Gjermania kanë bërë publike planet për miliarda euro shpenzime nga Fondi i Bashkimit Evropian për rimëkëmbje nga pandemia.

Gjermania do të shpenzojë 90 për qind të fondeve që do t’i ndahen në mbrojtje të klimës dhe digjitalizim, ndërsa Franca do të ndajë 75 për qind të fondeve në projekte të tilla.

Ministrat e financave në dy vendet me ekonomitë më të mëdha në Bashkimin Evropian, kanë theksuar qëllimet e përbashkëta për të transformuar ekonominë e Evropës.

Sipas formulës së Fondit, Franca do të mund të shpenzojë 40 miliardë dollarë, derisa ministri gjerman i Financave Olaf Scholz, ka thënë se vendi i tij planifikon shpenzime në vlerë të 30 miliardë eurove.

Scholz ka thënë se gjysma e mjeteve do të ndahen për projekte që janë të miqësore me natyrën dhe një çerek do të ndahet për shfrytëzim të teknologjisë digjitale.

Ai e ka konsideruar këtë fond si “tejet të rëndësishëm për Evropën”.

Ministri francez i Financave Bruno Le Maire i ka bërë thirrje Komisionit Evropian, që të analizojë me shpejtësi planet, në mënyrë që paratë të ndahen në vendet anëtare nga fondi në vlerë të 750 miliardë eurove, deri në muajin korrik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco