Qiproja do të pranojë turistët e vaksinuar nga 65 shtete

Qiproja do të pranojë turistët e vaksinuar nga 65 shtete

13:46, 28/04/2021

Qiproja do të lejojë turistët e vaksinuar plotësisht nga 65 shtete të hyjnë në vend pa pasur nevojë për t’u testuar për Covid nga data 10 maj, ka konfirmuar Ministri i saj i Turizmit.

Ishulli i Mesdheut do të pranojë vaksinat e lejuara nga Agjencia Evropiane e Barnave dhe Sputnik V të prodhuara nga Rusia - tregu i tij i dytë më i madh.

"Unë mendoj se është një iniciativë fantastike dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit ta dinë, pavarësisht nga kategorizimi i [rrezikut të vendit], nëse dikush është vaksinuar nuk do t’u kërkohen më teste për të ardhur në Qipro," I tha zëvendësministri i turizmit Savvas Perdios, Reuters.

Skema do të mundësojë udhëtime pa probleme nga 65 shtete, duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, BE, Britaninë dhe vendet e Gjirit.

Qiproja ndërkohë ishte hapur ndaj atyre vendeve në një sistem vlerësimi të rrezikut të koduar me ngjyra bazuar në testime.

Perdios tha se trafiku hyrës tashmë ishte nga Izraeli. Ndërsa qëllimi i ishullit për të pranuar turistë të vaksinuar plotësisht nga Britania e Madhe, tregu i tij kryesor, krijoi një interes të madh, e qartë do të bëhet vetëm muajin tjetër pasi Britania të përcaktojë udhëzimet për udhëtimet jashtë shtetit, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco