Një tërmet me madhësi 6.1 tronditi Indinë, njerëzit në panik

Një tërmet me madhësi 6.1 tronditi Indinë, njerëzit në panik

10:43, 28/04/2021

Një tërmet me madhësi 6.1 tronditi shtetin verilindor indian të Assam, duke shkaktuar çarje në mure, tavane dhe dysheme të disa ndërtesave, por nuk ka të dhëna për viktimat e mundshme, raporton Hina.

Tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 34 km afër qytetit të Dhekiajuli, 140 km në veri të kryeqytetit Guwahati, shkruan Hina.

"Ky tërmet ishte më i madhi që mbaj mend, së pari pati një goditje të madhe, dhe pastaj një më të vogël," tha një oficer policie pa emër.

Njerëzit dolën në rrugë nga frika e dridhjeve të reja dhe disa thanë se tërmeti la të çara në shtëpitë e tyre por edhe në tokë.

Tërmetet e forta goditën zonat e tjera verilindore dhe rajonin fqinj malor të Butanit.

Zyrtarët indianë të menaxhimit të katastrofave po vlerësojnë raportet e shkatërrimit, tha një nga nëpunësit civilë që kërkoi anonimitet.

Ju kujtojmë se India mban një numër famëkeq të rasteve të reja të infeksionit me koronavirus. Spitalet janë të mbipopulluara dhe refuzojnë pacientët për shkak të mungesës së shtretërve dhe furnizimeve me oksigjen.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco