Gazetarja e New York Post dorëhiqet se e detyruan të shkruante artikull të pasaktë për Kamala Harris

Gazetarja e New York Post dorëhiqet se e detyruan të shkruante artikull të pasaktë për Kamala Harris

10:33, 28/04/2021

Një reportere në tabloidin e Rupert Murdoch,  New York Post, ka dhënë dorëheqjen pasi ajo pretendoi se ishte e detyruar të shkruante një histori të pasaktë rreth emigrantëve dhe Kamala Harris.

New York Post publikoi një artikull në 23 prill me titull "Kam on in", ku pretendohej se fëmijëve emigrantë u shpërndahej një kopje e librit të Zv.Presidentes “Superheronjë janë kudo”, si pjesë e një pakete për t’u uruar mirëseardhjen në Los Anxhelos.

Laura Italiano ishte caktuar për ta shkruar këtë histori, por të martën ajo njoftoi në Tëitter se të kërkuarit që të shkruante "histori të pasaktë" ishte "pika ku s’mbante më" gjatë punës në tabloid.

"Sot u dhashë dorëheqjen redaktorëve të mi në Neë York Post," tha ajo. “Historia e Kamala Harris - një histori e pasaktë, të cilën unë u urdhërova ta shkruaj dhe për të cilën nuk arrita të kundërshtoja sa duhej - ishte pika ime ku s’mbante më”

"Ka qenë një privilegj për të mbuluar  New York-un -  një gazetë e mbushur me reporterë dhe redaktorë që i admiroj thellësisht dhe i mbaj si miq. Jam e trishtuar që u largova. ”

Por historia u bazua në një fotografi të vetme të librit të marrë në një strukturë të përkohshme emigracioni në qendrën e konventave në  Long Beach në Kaliforninë Jugore dhe u zbulua si e pasaktë.

Daily Beast raportoi se ishte hequr nga faqja e internetit e Post por më vonë u rivendos me një shënim në fund të faqes.

"Versioni origjinal i këtij artikulli thoshte se fëmijët emigrantë po merrnin librin e Harris brenda një çante mirëseardhje, por versioni është azhornuar më pas me shënimin se vetëm një kopje e librit iu dha një fëmije", thuhej në shënimin e redaktorit.

Një investigim nga Washington Post zbuloi se libri ishte shfaqur në strukturën e Long Beach në një minikioskë për librat dhe lodra për fëmijët emigrantë.

"Qyteti i Long Beach, në partneritet me kongresin e Long Beach dhe zyrën e vizitorëve, ka një minikioskë librash dhe lodrash në të gjithë qytetin për të mbështetur fëmijët emigrantë që qëndrojnë përkohësisht në Long Beach në Departamentin e Shëndetit dhe Njerëzimit të SHBA, ”tha zëdhënësi i qytetit Kevin Lee për Washington Post.

“Libri që ju flisni është një nga qindra libra që janë dhuruar tashmë. Libri nuk u ble nga Streha e Shërbimit ose nga bashkia. "

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco