Kazakistani nis vaksinimin me vaksinën e vet, QazCovid

Kazakistani nis vaksinimin me vaksinën e vet, QazCovid

10:08, 28/04/2021

Kazakistani të martën e nisi vaksinimin e popullsisë me një vaksinë vendëse, të quajtur QaCovid, ndonëse ajo ende është në fazën e tretë të testimit që pritet të përfundojë në korrik.

Gati një milion njerëz në ish-republikën sovjetike tashmë e kanë marrë vaksinën ruse për Covid-19, “Sputnik V”, të cilën Kazakistani edhe e importon, edhe e prodhon, shkruan Reuters.

Fondi Sovran i Pasurisë i shtetit të Azisë Qendrore gjithashtu ka porositur një milion doza të vaksinës së kompanisë kineze, “Sinopharm”.

Megjithatë, këtë javë, shteti që shet naftë e bëri të qasshme për publikun edhe vaksinën e vet. Madje, ministri i Kujdesit Shëndetësor, Alexei Tsoi, e mori këtë vaksinë para gazetarëve. Njësoj si vaksina ruse, “QazVac” jepet me dy doza. Doza e dytë jepet tri javë pas dozës së parë.

Vaksina kazake tash për tash është në fazën e tretë të testimit dhe procesi pritet të mbarojë në korrik. Të gjithë 222 personat që morën pjesë në dy fazat e para të testimit zhvilluan imunitet ndaj Covid-19, pa shfaqur ndonjë efekt anësor serioz, sipas zhvilluesit të saj, Instituti Kërkimor për Probleme të Sigurisë Biologjike.

“Nuk kemi arritur në kohë për Sputnik-un. Nuk di nëse ka ndonjë dallim mes Sputnik-ut dhe QazVac-it. Po planifikojmë të shkojmë në Gjeorgji dhe po e marrim vaksinën në mënyrë që të mos sëmuremi atje”, tha një grua e re, e cila u prezantua si Madina.

Zyrtarët kanë thënë se zhvillimi i një vaksine për Covid-19 brenda vendit e ka vendosur Kazakistanin në elitën e kombeve të zhvilluara në fushën e farmakologjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco