U bezdis nga prania e tyre, gruaja u hedh naftë nga ballkoni dy adoleshenteve

U bezdis nga prania e tyre, gruaja u hedh naftë nga ballkoni dy adoleshenteve

23:53, 27/04/2021

Një 37 vjeçare ka derdhur naftë nga ballkoni mbi dy vajza 15 vjeçare, pasi sipas saj ato po e shqetësonin. Dy vajzat u dërguan menjëherë në spital.

Sipas CNN Greece, vajzat kanë djegie në të gjithë trupin.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Virona të Greqisë mbrëmjen e djeshme, ku adoleshentet ndodheshin poshtë shtëpisë së gruas, e cila, siç tregon, u bezdis nga prania e të rejave.

Doli në ballkon dhe u hodhi atyre një enë me naftë. Gruaja u arrestua dhe do të qëndrojë në burg deri në daljen e vendimit gjyqësor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco