‘Lironi Alexey Navalny’, rikthehen protestat në Rusi, arrestohen mbi 1500 persona

‘Lironi Alexey Navalny’, rikthehen protestat në Rusi, arrestohen mbi 1500 persona

18:39, 27/04/2021

Më shumë se 1500 persona janë arrestuar nga policia gjatë protestave të zhvilluara në Rusi, ku bëhet thirrje që të lirohet nga burgu kreu i opozitës, Alexey Navalny.

Protesta më masive u regjistrua në Moskë, ku mijëra demostrues marshuan në qendër të qytetit duke mbajtur ndezur dritat e telefonave e duke shpalosur pankarta ku shkruhej “Liri për Navalny”.

Ekipi i kritikut të Kremlit, kishte bërë thirrje për protesta pas raporteve se 44-vjeçari ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe jeta e tij është në rrezik.

“Çështja kryesore e protestës është kërkesa që doktorët të lejohet të vizitojnë Navalny. Por ky është vetëm një shkak, unë personalisht erdha sepse nuk dua të jetoj në Rusi në këto kushte. Nuk dua të jetoj në një vend ku kam frikën e luftës. Dhe tani jam shumë e frikësuar”, u shpreh Valeria Rokhmistrova, protestuese.

“Së pari ata erdhën për Navalny, më pas erdhën për të gjithë ne.  Është shumë shqetësuese çfarë po ndodh me të e mund t’i ndodh çdokujt” u shpreh një tjetër protestues.

Protestat sikundër ishin paralajmëruar u zhvilluan në shumë qytete përfshirë edhe Shën Petersburg.

Navalny i cili ka qenë në grevë urie për disa javë është transferuar në një spital të burgut ku autoritetet shprehen se gjendja e tij është e kënaqshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco