Rrahje brutale për shkak të vendeve të lira në aeroplan, grushta e shqelma ndërmjet pasagjerëve

Rrahje brutale për shkak të vendeve të lira në aeroplan, grushta e shqelma ndërmjet pasagjerëve

17:03, 27/04/2021

Një rrahje masive ka ndodhur në orët e pasdites të dielës, në terminalin e American Airlines në aeroportin ndërkombëtar të Miamit në SHBA.

Videoja e filmuar brenda terminalit tregon rrahjen brutale në afërsi të portës D14, ku morën pjesë dy grupe të ndryshme që nuk kursyen grushtat e shqelmat.

Sipas një dëshmitari që ka folur për Local 10 News, gjithçka ndodhi për shkak të vendeve të lira në aeroplan – për të cilat u përfshinë shtatë persona.

Në video mund të dëgjohen edhe pasagjerët e tjerë që i bëjnë thirrje sigurimit të ndalin këtë “masakër” – madje i kërkojnë pjesëmarrësve në rrahje që të ndalen.

E policisë së aeroportit iu deshën të kalojnë disa minuta që të shfaqen në vendin e ngjarjes, për të vënë nën kontroll situatën.

Si rezultat i situatës kaotike të krijuar, një person ka përfunduar në pranga e që është identifikuar si Jamil Tremain Decuire.

Në anën tjetër është bërë e ditur se policia është vënë pas tre personave tjetër që janë ende në liri.

Gjykuar nga pamjet pjesëmarrësit në rrahje, nuk e kishin fare problem që jo larg tyre kishte pasagjerë të moshave të ndryshme.

E nga goditjet e marra që të gjithë kanë pësuar lëndime pothuajse në çdo pjesë të trupit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco