Macron për Alexei Navalny: Ti respektohen të drejtat themelore

Macron për Alexei Navalny: Ti respektohen të drejtat themelore

16:45, 27/04/2021

Emmanuel Macron i tha presidentit rus, Vladimir Putin, se ai është seriozisht i shqetësuar për shëndetin e kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny.

Zyra e presidentit Macron njoftoi për një bisedë telefonike të zhvilluar mes dy liderëve.

Macron gjatë bisedës gjithashtu ngriti nevojën e “respektimit të të drejtave themelore të Navalnyt”.

Macron gjithashtu i bëri thirrje udhëheqësit rus të “angazhohet me mirëbesim dhe në një mënyrë të qëndrueshme për një ulje të tensioneve me Ukrainën”.

Të premten (23 prill), Navalny njoftoi se do ta përfundojë grevën e tij të urisë.

Përmes një postimi në “Instagram”, Navalny tha se shëndeti i tij është përkeqësuar dhe se po vazhdon të kërkojë që ai të kontrollohet nga mjekët e tij personal.

Më 22 prill, mjekët i thanë se duhet ta përfundojë grevën e urisë, dhe se nëse ajo vazhdon edhe pak “nuk do të kenë më një pacient për të trajtuar”.

Ai hyri në grevë urie pasi kërkonte trajtim më të mirë në burg.

Navalny, u arrestua më 17 janar pas kthimit të tij në Rusi nga Gjermania, ku ai mori trajtim pas sulmit me agjent në Siberi.

Ai ka insistuar që helmimi i tij me një agjent nervor kimik, Noviçok, ishte urdhëruar direkt nga presidenti rus, Vladimir Putin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco