Erdogan: Turqia nga e enjtja në izolim total

Erdogan: Turqia nga e enjtja në izolim total

16:24, 27/04/2021

Presidenti turk, njoftoi ditën e sotme vendosjen e një bllokimi 17-ditor, duke filluar nga e enjtja në mbrëmje, në të gjithë Turqinë, për të frenuar përhapjen e epidemisë së koronavitusit të ri pas një shpërthimi në numrin e rasteve ditore.

“Ne duhet të zvogëlojmë sa më shpejt numrin e rasteve në më pak se 5000 në ditë, në mënyrë që të mos mbetemi prapa në krahasim me Europën, që po hyn në një periudhë rihapje”, tha Erdogan.

Turqia regjistroi më shumë se 37 000 raste të reja Covid-19 dhe 353 vdekje të lidhura me të në 24 orët e fundit, pas një kulmi prej më shumë se 60 000 rastesh në ditë që nga fillimi i prillit.

Të gjithë dyqanet dhe bizneset që konsiderohen jothelbësore do të mbyllen gjatë periudhës së bllokimit, që mbulon festën treditore myslimane, që shënon fundin e muajit të Ramazanit.

Me përjashtim të rasteve urgjente, udhëtimi midis provincave do të ndalohet.

Bllokimi i ri do të fillojë më 29 prill në mbrëmje dhe do të mbetet në fuqi më 17 maj në mëngjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco