SHBA: Policia dhunon të moshuarën e sëmurë, u largua nga dyqani pa paguar 13 dollarë

SHBA: Policia dhunon të moshuarën e sëmurë, u largua nga dyqani pa paguar 13 dollarë

12:53, 27/04/2021

73 vjeçarja, Karen Garner nga Kolorado e SHBA, u largua nga dyqani pa paguar artikuj me vlerë 13,88$. Menjëherë oficerët e policisë vrapojnë për të kapur të moshuarën dhe e rrëzojnë për tokë.

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Video e arrestimit të dhunshëm që u publikua më 14 prill, direkt u bë virale në rrjetet sociale.

Në video duket e  moshuara që bërtet nga dhimbjet duke thënë "po shkoja në shtëpi".  Nga ana tjetër duken oficerët në stacionin policor, të cilët qeshin dhe tallen me të moshuarën teksa shohin videon.

Sipas prestigjozes, New York Times, e moshuara është lënduar gjatë arrestimit të dhunshëm, duke thyer shpatullën

Mësohet se 73 vjeçarja vuan nga një sëmundje mendore.

Pas arrestimit, Karen u dërgua në burg, ku ndihma mjekësore iu dha shumë orë më vonë, thotë avokati i të moshuarës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco