Ekipet që bindin për vaksinim ndaj Covid, po korrin sukseset e para në Turqi

Ekipet që bindin për vaksinim ndaj Covid, po korrin sukseset e para në Turqi

11:55, 27/04/2021

Një iniciativë për "të bindur për vaksinim" ndaj koronavirusit që ka në focus njerëzit e moshuar që kanë refuzuar ftesat për t'u vaksinuar, po përgatitet për t'u shpërndarë në të gjithë Turqinë pasi dëshmoi një sukses të jashtëzakonshëm në një zonë në jug-lindje të vendit.

Që nga shkurti, mjekët dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor në qytetin kryesisht kurd të Adıyaman, ose Semsûr, u kanë telefonuar njerëzve për të pyetur pse nuk kanë ardhur në klinika për të bërë vaksinën.

Pastaj, të pajisur me kuti ftohëse plot me shishka vaksinash, dhe të shoqëruar herë pas here nga muhtarë ose udhëheqës të komunitetit, ata shpërndahen jashtë në të gjithë zonën rurale për të vizituar pacientët që janë ende hezitues.

Teoria është se një bisedë ballë për ballë do të ndihmojë në ndryshimin e mendjes së njerëzve. Ajo po funksionon, duke rritur shkallën e marrjes së vaksinave midis 250,000 njerëzve të popullsisë të shpërndarë në krahinë me gati 30%, sipas doktoreshë  Hulya Doaan Tiryaki.

“Ekipet këshillohen të përdorin gjuhë qetësuese dhe argumente logjike përmes telefonit. Rreth gjysma e njerëzve që ne telefonojmë atëherë na thonë se do të vijnë në një klinikë për vaksinimin e tyre, ”tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco