Mianmar: Etnia rebele e armatosur pushton bazën e juntës pranë kufirit tajlandez

Mianmar: Etnia rebele e armatosur pushton bazën e juntës pranë kufirit tajlandez

10:37, 27/04/2021

Një grup i shquar i armatosur etnik në Mianmar, Karen National Union (KNU), tha se ka pushtuar një bazë ushtarake pranë kufirit tajlandez, ndërsa përplasjet u përshkallëzuan disa ditë pasi shefi i juntës u angazhua për t'i dhënë fund menjëherë dhunës në vend.

Junta ka filluar goditje brutale kundër civilëve në një përpjekje për të shtypur opozitën.

Disa prej grupeve të armatosura etnike të Mianmarit, të cilët kanë kaluar dekada duke luftuar ushtrinë për një autonomi më të madhe, kanë shprehur mbështetje për protestuesit anti-grusht shteti.

Unioni Kombëtar Karen (KNU), i cili po lufton me ushtrinë pranë kufirit lindor të Mianmar, tha të martën në mëngjes se kishte pushtuar dhe djegur një post ushtrie.

Kreu i punëve të jashtme të grupit, Padoh Saë Taë Nee, i tha Reuters se grupi ishte ende duke përcaktuar vdekjet dhe viktimat. Zëdhënësi tha se kishte pasur luftime edhe në vende të tjera, por nuk dha detaje.

Pamjet video të përplasjeve treguan zjarr dhe tym që ngriheshin nga kodrat, ndërsa të shtënat u dëgjuan në distancë.

Njerëzit vendas i thanë Agence France-Presse shumë fshatarë ishin larguar nga shtëpitë e tyre, nga frika se ushtria do të niste një goditje të ashpër për hakmarrje.

Kush janë rebelët Karen?

Ushtria Çlirimtare Kombëtare Karen, krahu i armatosur i Unionit Kombëtar Karen, e ka luftuar qeverinë e Myanmar që nga viti 1949. Nacionalistët nga pakica etnike Karen e Mianmar kërkojnë përfundimisht shtetin e tyre të pavarur.

Mianmar ka qenë nën kontrollin ushtarak që nga një grusht shteti në 1 shkurt kur anëtarët e partisë në pushtet Lidhja Kombëtare për Demokracinë me lideren Aung San Suu Kyi dhe udhëheqësit e tjerë janë vendosur nën arrest. Drejtuesi de facto i Mianmarit është tani Gjenerali i Lartë Min Aung Hlaing.

Grupi etnik rebel KNU thuhet se po strehon kritikët e juntës ushtarake.

Ushtria e Mianmarit i ka goditur brutalisht protestuesit anti-grusht shteti, duke u sulmuar në masë nga Perëndimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco