Sofagate, Ursula von der Leyen: U ndjeva vetëm dhe u lëndova

Sofagate, Ursula von der Leyen: U ndjeva vetëm dhe u lëndova

08:33, 27/04/2021

"Jam ndjerë vetëm dhe jam lënduar si grua dhe si evropiane".

 Kjo është deklarata e presidentes  së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në lidhje me takimin në Ankara me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan , në të cilin ajo mbeti pa karrige. 

"Unë jam gruaja e parë që jam presidente e komisionit Evropian dhe kështu prisja të trajtohesha në udhëtimin për në Turqi, si një presidente e Komisionit. Unë nuk mund të gjej justifikim dhe duhet të përfundoj se ajo që ndodhi ndodhi sepse unë jam një grua, "vuri në dukje von der Leyen duek shtuar:

 "Statusi i grave përfaqëson statusin e demokracisë, pjesëmarrja e barabartë e grave e bën demokracinë më të fortë,". 

Ndërsa kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel është shprehur më herët në lidhje me incidentin:

''Unë nuk doja të krijoja një incident  politik. Këto rrethana kanë bërë që disa prej jush të konsiderojnë se në atë kohë unë duhet të kisha vepruar ndryshe, por në atë moment kisha vendosur të mos veproja më tej në mënyrë që të mos krijoja një incident politik që do të rrezikonte prishjen e muajve të përpjekjeve".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco