Spitali COVID në Bagdad përfshihet nga flakët/ Humbin jetën 82 persona, plagosen 110 të tjerë

Spitali COVID në Bagdad përfshihet nga flakët/ Humbin jetën 82 persona, plagosen 110 të tjerë

20:09, 26/04/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bagdad, ku 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka përfshirë spitalin ku po trajtoheshin pacientët me Covid-19.

Sipas zyrtarëve, bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur edhe 110 persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në spitalin Ibn al-Khatib në Bagdad, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikësit dhe forca të shumta policore.

“Ekipet e mbrojtjes civile janë ende në vendin e aksidentit, duke hetuar shkaqet që çuan në këtë zjarr, i cili shkaktoi humbjen e jetës së shumë pacientëve dhe shoqëruesve të tyre.”, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë i Irakut të Dielën më herët.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco