Skandal në SHBA/ Dalin fotot kur Presidenti takon pedofilin

Skandal në SHBA/ Dalin fotot kur Presidenti takon pedofilin

17:05, 26/04/2021

Disa foto të reja të publikuara së fundmi kanë treguar pedofilin Jeffrey Epstein duke qeshur, gjatë një takimi me Bill Clinton, në një tur të Shtëpisë së Bardhë.

Fotot janë shkrepur në shtator të vitit 1993.

Epstein, ishte një nga të ftuarit “VIP” të presidentit të asaj kohe, Bill Clinton.

Epstein kishte dhuruar gati 8000 dollarë për rregullimin e Zyrës Ovale. Ftesat ishin bërë pë rata njerëz që kontribuan me mbi 300 000 dollarë për rinovimin e Zyrës Ovale.

Financier Epstein, u dënua për herë të parë në vitin 2008, pasi kishte nxjerrë një vajzë nën 18 vjeç për prostitucion, pas një hetimi që nisi në vitin 2005.

Financieri u akuzua se në periudhën 2002-2005, kishte joshur me dhjetëra vajza, disa prej të cilave të mitura, dhe se i kishte detyruar ato të kryenin marëdhënie seksuale me personazhe të njohura të shoqërisë së lartë amerikane dhe jo vetëm.

Disa muaj më vonë ai vrau veten në qeli.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco