BE mund të lejojë amerikanët e vaksinuar të bëjnë pushime në Evropë sivjet

BE mund të lejojë amerikanët e vaksinuar të bëjnë pushime në Evropë sivjet

11:39, 26/04/2021

Presidentja e Komisionit Evropian ka ofruar shpresë të re për një pushim veror në BE për ata që jetojnë jashtë kufijve të tij.

Ursula von der Leyen sugjeroi në një intervistë me Neë York Times që amerikanët që ishin vaksinuar plotësisht do të ishin në gjendje të vizitonin BE në atë që do të përbënte një ndryshim të politikës për udhëtimet jo-thelbësore.

BE miratoi kufizime të ashpra për udhëtimet në 27 vendet anëtare të bllokut vitin e kaluar. Udhëtime jo-thelbësore lejohen vetëm nga Australia, Zelanda e Re, Ruanda, Singapori, Koreja e Jugut dhe Tajlanda.

Për t'u kualifikuar në listë, vendet duhet të regjistrojnë jo më shumë se 25 raste të reja Covid për 100,000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe jo më shumë se 4% e testeve të kryera në javën e mëparshme të dalin pozitive.

Statistikat e fundit, të datës 20 prill, tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 24.7 raste për 100,000 banorë gjatë një periudhe shtatë ditore. Lista e vendeve të përjashtuara nga ndalimi rishikohet çdo dy javë.

Von der Leyen sugjeroi, megjithatë, që rregullat e BE-së mbi udhëtimet jo-thelbësore do të ndryshonin në kohën e verës për të marrë parasysh mbulimin e vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco