Tragjedi në Irak: 27 të vdekur dhe 46 të plagosur nga zjarrin në kujdesin intesiv

Tragjedi në Irak: 27 të vdekur dhe 46 të plagosur nga zjarrin në kujdesin intesiv

08:45, 25/04/2021

Një zjarr  rënë në kujdesin intesiv ku po kuroheshin pacientë me COVID-19 ka shkaktuar 27 viktima.

Cilindrat e okisgjenit ‘të ruajtura pa masa paraprake të sigurisë ishin burimi i zjarrit katastrofik, thanë burimet për AFP.

Një provë tjetër e dhimbshme për vendin me 40 milion njerëz, ku sistemi shëndetësor i të cilëve nuk ëhstë rikuperuar kurrë pas dhjetë dekadash lufte.

"Spitali nuk kishte një sistem të mbrojtjes nga zjarri dhe tavanet e rreme lejuan që zjarri të përhapet në materiale shumë të ndezshme ", tha Mbrojtja Civile, duke shtuar se shumë viktima vdiqën nga tymi .

Videot e postuara në mediat sociale treguan zjarrfikës që përpiqeshin të shuanin flakën mes një turme pacientësh dhe të afërmish që përpiqeshin të shpëtonin nga ndërtesa në periferitë juglindore të Bagdadit.

Burime mjekësore dhe të sigurisë thanë për AFP se 23 njerëz ishin vrarë dhe rreth 50 të plagosur.

Reuters, duke cituar burime mjekësore në tre spitale aty pranë, tha se të paktën 27 njerëz ishin vrarë dhe 46 të plagosur.

Mbrojtja Civile theksoi se ajo arriti të "shpëtojë 90 vetë nga 120 të sëmurë dhe të afërm" që ishin në vendin e ngjarjes, pa zbuluar numrat e saktë të të vdekurve dhe të plagosurve.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco