Hillary Clinton rekomandon filmin kushtuar gjenocidit të Srebrenicës

Hillary Clinton rekomandon filmin kushtuar gjenocidit të Srebrenicës

15:11, 24/04/2021

Në pritje të ceremonisë së dhënies së Akademisë Amerikane të Filmit, ish Sekretarja e Shtetit dhe Zonja e Parë e SHBA, Hillary Clinton, rekomandoi filmin "Quo Vadis, Aida" të regjisores Jasmila Žbanić në Twitter.

"Të gjithë ata që sapo mbërrijnë për të parë filmat e nominuar për Oskar, me rastin e ndarjes së çmimeve të kësaj fundjave, unë rekomandoj "Quo vadis, Aida". 

Filmi tregon historinë e krimeve në Srebrenica përmes garës së një gruaje për të shpëtuar familjen e saj," tha Klinton në Twitter.

"Filmi jep një pasqyrë të pamëshirshme se si ndodh gjenocidi," shtoi ajo.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco