Franca lehtëson masat anti-Covid

Franca lehtëson masat anti-Covid

17:47, 23/04/2021

Kryeministri francez Jean Castex ka publikuar sot planin për lehtësimin gradual të masave për të luftuar pandeminë, me kufizimet në lëvizje që do të hiqen duke filluar nga 3 maji, si edhe me rihapjen e bizneseve jothelbësore rreth mesit të majit.

“Franca gjithashtu ka arritur kulmin  e shtrimeve në spital dhe ne mund të shpresojmë për fillimin e një uljes së rasteve brenda pak ditësh”, tha Castex në një konferencë për shtyp.

Shkollat fillore dhe çerdhet do të rihapen në 26 prill, kurse nga 3 maj do të rihapen shkollat e mesme dhe larta. Numri i rasteve dhe viktimave në Francë ka pësuar rënie, por shumë ekspertë shëndetësorë paralajmërojnë për brishtësinë e rënies, duke qenë se edhe presioni në sistemin shëndetësor mbetet i lartë, me 30 634 pacientë të shtruar në spital, përfshirë gati 6 000 në kujdes intensiv, sipas të dhënave të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco