Turqia vendos orë policore nga 22 prilli deri më 26 prill

Turqia vendos orë policore nga 22 prilli deri më 26 prill

12:48, 22/04/2021

Si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Turqia ka vendosur orë policore që do të zgjasë pandërprerë për tri ditë e katër netë. Ora policore do të fillojë të enjten në mbrëmje dhe do të mbarojë të hënën në mëngjes.

Më saktësisht, ora policore do të fillojë nga ora 19:00 e 22 prillit dhe do të zgjasë deri në orën 5 të mëngjesit më 26 prill. Gjatë kësaj periudhe në Turqi janë dy festa.

Për ta parandaluar përhapjen e virusit, nuk do të lejohen tubime të mëdha për ta shënuar Ditën Kombëtare, përpos një ceremonie zyrtare.

Pas shtimit të rasteve dhe viktimave, duke filluar nga java e kaluar, autoritetet turke kanë marrë masa shtesë për dy javët e para të muajit të Ramazanit.

Kafenetë dhe restorantet do të kenë të drejtë vetëm të shesin ushqim, por jo t’i shërbejnë klientët brenda lokaleve, ndërsa sallat e dasmave, qendrat sportive dhe sallat për lojëra do të jenë të mbyllura deri në fund të Ramazanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco