Mjekët japin alarmin, Navalny është në prag të arrestit kardiak

Mjekët japin alarmin, Navalny është në prag të arrestit kardiak

11:26, 22/04/2021

Një mjek ka lëshuar një paralajmërim të ashpër në lidhje me gjendjen e Alexei Navalny në javën e tij të tretë të grevës së urisë.

Mjeku Yaroslav Ashikhmin shkroi në një postim në Facebook të Shtunën se ai kishte marrë rezultate testimi nga familja e Navalny që e bëri atë të frikësohej se pacienti i tij "mund të vdiste në çdo minutë".

Sipas tij, rezultatet e testit të Navalny treguan nivele të ngritura ndjeshëm të kaliumit, i cili mund të sjellë arrest kardiak dhe nivele të rritura të kreatininës, që tregojnë veshkat e dëmtuara.

Anastasia Vasilyeva, kreu i sindikatës Aleanca Ruse e Mjekëve e mbështetur nga Navalny, gjithashtu postoi një foto të asaj që thuhej të ishte një kopje e testit të gjakut në Tëitter.

Ajo dhe mjekët e tjerë të Navalny, kishin shkruar një letër urgjente drejtorit të Shërbimit Federal të Burgjeve duke kërkuar të takonin pacientin e tyre.

Sekretarja e shtypit e Navalny Kira Yarmysh gjithashtu ngriti alarmin në mediat sociale, duke shkruar se disidenti i burgosur ishte "duke vdekur" dhe kishte humbur shumë kg në më pak se tre javë.

Navalny është kundërshtari më i ashpërdhe më i prerë i Presidentit Rus Vladimir Putin. Ai u arrestua më 17 janar kur u kthye në Rusi nga Gjermania, ku kishte kaluar pesë muaj duke u rikuperuar nga helmimi me agjent nervor, për të cilin fajëson Kremlinin.

Zyrtarët rusë kanë mohuar çdo përfshirje dhe madje kanë pyetur nëse Navalny ishte helmuar, pavarësisht se ishte konfirmuar nga disa laboratorë evropianë.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco