Një tjetër incident në ushtrinë serbe

Një tjetër incident në ushtrinë serbe

11:05, 22/04/2021

Një anëtar i Brigadës së Parashutistëve të ushtrisë së Serbisë ka humbur jetën të mërkurën pasdite, ndërsa po kryente një kërcim me parashutë.

Sipas mediave serbe, bëhet fjalë për një 20-vjeçar nga Vranja.

Po sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi kur parashuta e ushtarit dyshohet se u ngatërrua, por shkaku i vdekjes do të konfirmohet vetëm pas hetimit.

Mediat raportojnë se i riu jetonte privatisht në Nish dhe ai punoi në brigadën e parashutës që nga tetori i vitit të kaluar.

Siç bëhet e ditur, ky nuk ishte incidenti i fundit i këtij lloji në ushtrinë serbe.

Një tjetër gjithashtu kishte ndodhur në këtë njësi në dhjetor të vitit 2019, kur një anëtar, gjatë kërcimit të parë me parashutë, u ul në linjat elektrike të hekurudhës pranë aeroportit të Nishit, por që nuk u lëndua me atë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco