Korea e Jugut/ Gruaja e ambadasadorit belg godet shitësen pasi e akuzoi për vjedhje

Korea e Jugut/ Gruaja e ambadasadorit belg godet shitësen pasi e akuzoi për vjedhje

10:49, 22/04/2021

Gruaja e ambasadorit belg në Korenë e Jugut kërkohet nga autoritetet lokale në lidhje me një mosmarrëveshje në një dyqan rrobash, gjatë së cilës ajo dyshohet se goditi një shitëse, pasi kjo e fundit e kishte akuzuar për vjedhje.

Policia e Koresë së Jugut njoftoi dje se po kërkonte  Xiang Xueqiu  e cila është gruaja e ambasadorit belg Peter Lesquier, për ta marrë në pyejte në lidhje me një ankesë në lidhje me një sulm ndaj një punëtori të dyqanit të veshjeve.

Video e publikuar nga Reuters ditën e djeshme ishte e datës 9 prill dhe shkaktoi zemërim publik në Korenë e Jugut.

Pamjet tregojnë një grua e identifikaur nga policia si Xiang duke provuar rroba dhe më pas duke dalë nga dyqani.

Një anëtar i stafit e ndjek pas në rrugë, duke dyshuar se gruaja e ambasadorit po përpiqej të largohej pa paguar.

Kamera pastaj regjistron Xiang duke ndjekur shitësen brenda dyqanit dhe duke shpërthyer kundër saj të indinjuar duke e akuzuar atë padrejtësisht.

Gruaja e ambasadorit duket se po tund tund gishtin e saj në mënyrë kërcënuese dhe duke u përpjekur ta kap shitësen nga bluza.

Në atë moment, një koleg i shitëses hyn për të ndarë dy gratë dhe përfundon duke ngrënë një shuplakë nga vetë gruaja e zemëruar. 

Goditja, sipas Daily Mail, la një shenjë të madhe të kuqe në faqen e punonjësit të dyqanit.

Sipas gazetës britanike, video gjithashtu tregon Xiang duke folur me dy oficerë policie të cilët u thirrën në vendin e ngjarjes.

 Pas incidentit, megjithatë, autoritetet nuk kanë qenë në gjendje të kontaktojnë gruan e diplomatit, e cila besohet të jetë në spital, për një arsye të panjohur që nuk duket të ketë lidhje me incidentin.

"Oficerët e policisë të dërguar në vendin e ngjarjes identifikuan gruan si gruan e ambasadorit belg. Atëherë ne kërkuam të flisnim me të, por media lokale gjithashtu raportoi se ajo aktualisht po trajtohet në spital," tha një oficer policie nga departamenti Yongxan i kryeqytetit të Koresë së Jugut, ku ndodhen ambasada dhe dyqani.

Pas zhurmës së shkaktuar nga klipi në mediat sociale të vendit, Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut nxiti Ambasadën Belge për të bashkëpunuar dhe deklaroi se, në varësi të gjetjeve të hetimit, ajo do të vazhdojë me masa të ngjashme. 

Ambasada belge në Seul konfirmoi që zonja Xiang po trajtohej por nuk pranoi të komentonte më tej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco