Biden një hap larg nga njohja e gjenocidit të armenëve

Biden një hap larg nga njohja e gjenocidit të armenëve

10:33, 22/04/2021

Presidenti i SHBA Joe Biden do të njohë zyrtarisht masakrën e Armenëve si një akt gjenocidi, për të cilin Perandoria Osmane ishte përgjegjëse gjatë Luftës së Parë Botërore, thanë burimet të mërkurën, e cila do të zemërojë Turqinë dhe do të shkaktojë përplasje shtesë me Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters .

Masa u pa kryesisht si simbolike, por do të nënkuptojë një ndryshim nga dekadat e fjalorit të zgjedhur me kujdes nga Shtëpia e Bardhë dhe vjen në një kohë kur Ankaraja dhe Uashingtoni janë thellësisht në mosmarrëveshje për një numër çështjesh.

Biden ka shumë të ngjarë të përdorë fjalën "gjenocid" si pjesë e një deklarate në 24 Prill kur mbahet përkujtimi vjetor për viktimat nga e gjithë bota.

Një burim i Reuters theksoi se, duke pasur parasysh rëndësinë e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, është e mundur që Biden të ndryshojë mendim në minutën e fundit.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha të mërkurën se rezidenca presidenciale ka të ngjarë të ketë më shumë për të thënë mbi këtë çështje të Shtunën, por ajo nuk donte të jepte më shumë detaje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco