Kina regjistron vetëm gjashtë raste të reja me COVID-19

Kina regjistron vetëm gjashtë raste të reja me COVID-19

09:58, 22/04/2021

Kina vazhdon të regjistrojë shifra të ulta të infeksioneve ditore me COVID-19.

Kina raportoi gjashtë raste të reja me COVID-19 në 21 Prill, nga 21 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor i vendit të enjten, raporton Reuters.

Të gjitha rastet e reja ishin infeksione të importuara që kishin origjinën jashtë shtetit, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në një deklaratë.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në 16 nga shtatë një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 90,547, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,636.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco