Hollandë: Shtatë persona të plagosur me thikë në një qendër azili

Hollandë: Shtatë persona të plagosur me thikë në një qendër azili

09:34, 22/04/2021

Shtatë persona u plagosën, dy prej tyre seriozisht, në qendrën për azilkërkuesit dhe një thikë u përdor gjatë incidentit, raportoi AP.

Gjithçka ndodhi të mërkurën në mbrëmje dhe një banor 24-vjeçar i qendrës u arrestua, njoftoi policia.

Motivi për goditjen me thikë në qendër të qytetit Echt, i cili ndodhet 180 kilometra në jug të Amsterdamit, nuk dihet ende.

Policia tha në një deklaratë sot se ata morën një telefonatë rreth orës 22:15 dhe arrestuan të dyshuarin 10 minuta më vonë.

Të plagosurit u transferuan në spital për mjekim dhe banorët e qendrës u zhvendosën në ndërtesa të tjera, ndërsa policia po zhvillon një hetim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco