‘Jemi në kërkim të saj…’,  zhduket në rrethana misterioze në Indonezi nëndetësja me mbi 53 persona në bord

‘Jemi në kërkim të saj…’, zhduket në rrethana misterioze në Indonezi nëndetësja me mbi 53 persona në bord

08:27, 22/04/2021

Një nëndetëse indoneziane me 53 persona në bord është zhdukur në veri të Balit sapo mori autorizmin për të bërë një zhytje të thellë, kanë njoftuar autoritetet në Xhakarta. Këto të fundit kanë nisur kërkimet dhe kërkuan ndihmë nga Singapori dhe Australia.

Lajmi u dha nga faqja e inteligjencës dhe informacionit ushtarak “Janes” dhe u konfirmua nga krerët e marinës. Nëndetësja e prodhimit gjerman, “KRI Nanggala-402”, ishte e angazhuar në stërvitje detare, por nuk dha rezultate siç pritej.

Stërvitja kishte përfshirë lëshimin e disa silurëve. “Jemi në kërkim të saj, – tha admirali i parë, Julius Widjojono. – Ne e njohim zonën, por është mjaft e thellë”.

Kërkimet janë aktualisht duke u përqendruar në një zonë detare 90 kilometra larg ishullit indonezian, i njohur si një destinacion turistik. Kontakti me njësinë detare u ndërpre në orën 4.30 të mëngjesit me orën lokale.

“KRI Nanggala-402”, u prodhua në Gjermani në vitin 1978, por kishte kaluar një rinovim të gjatë në një kantier detar të Koresë së Jugut në 2012-ën, sipas informacioneve të marinës indoneziane.

Hadi Tjahjanto, komandanti i Marinës Indoneziane, i tha agjencisë “Kompas”, se kontakti me nëndetësen humbi menjëherë, pasi kjo e fundit mori autorizimin për një zhytje të thellë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco