Madrid, del para gjyqit burri që 'vrau dhe hëngri' nënën e tij Alberto Sánchez Gómez u arrestua ne shkurt 2019

Madrid, del para gjyqit burri që 'vrau dhe hëngri' nënën e tij

06:58, 22/04/2021

Një burrë ka dalë në gjyq në Spanjë me dyshimin se vrau nënën e tij, preu trupin e saj dhe i hëngri copat e trupit.

Alberto Sánchez Gómez u arrestua në 2019 pasi policia shkoi në shtëpinë e nënës së tij 66-vjeçare, pas shqetësimeve që ngriti një mik.

Policia tha se gjeti pjesë të trupit të shpërndara përreth banesës - disa të mbajtura në kontenierë plastikë.

I pandehuri i ka thënë gjykatës se nuk mban mend që e ka copëtuar dhe ngrënë nënën e tij.

Ai është raportuar të ketë vuajtur nga një çrregullim i personalitetit, si dhe nga pasojat e drogës para arrestimit të tij.

Mediat spanjolle thonë se ai kishte qenë i njohur për policinë për shkak të dhunës ndaj nënës së tij, María Soledad Gómez dhe se ai kishte shkelur një urdhër ndalimi në kohën e arrestimit.

Gjykata dëgjoi për skenën makabre të policisë të gjetur në shtëpinë në Madrid lindore në shkurt 2019.

Disa prej mbetjeve njerëzore ishin në proces të gatimit dhe të tjerët ruheshin në kontenierë, raporton gazeta El Mundo.

I pandehuri, i cili ishte 26 vjeç në atë kohë, thuhet se rrëfeu se e kishte mbytur nënën e tij dhe kishte thënë se ndonjëherë kishte ngrënë pjesë të trupit e ndonjëherë ia kishte dhënë edhe qenit.

Gjyqi vazhdon. 
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco