​SHBA fut  edhe 100 vende tjera në listën e rreziqeve të udhëtimit

​SHBA fut edhe 100 vende tjera në listën e rreziqeve të udhëtimit

19:11, 21/04/2021

Departamenti i Shtetit shtoi 100 vende të tjera në listën e “vendeve të padëshirueshme për udhëtime: niveli 4”, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Kanadanë, Francën, Meksikën, Gjermaninë dhe të tjera që hyjnë në kategorinë e “rrezikut të lartë për shkak të COVID-19”.

Ministria e Punëve të Jashtme amerikane njoftoi qysh të hënën se në përputhje me rekomandimet e shërbimeve të saj shëndetësore, ajo do të zgjerojë listën e vendeve në të cilat nuk rekomandohet udhëtimi në rreth 80 për qind të të gjitha vendeve në botë.

Para të martës, kishte 34 vende në listën e Departamentit të Shtetit, dhe sot ka 131 vende në listë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco