Alarm në London Bridge, gjendet një pako e dyshimtë! Dëshmitarët: Po vrapojnë të gjithë

Alarm në London Bridge, gjendet një pako e dyshimtë! Dëshmitarët: Po vrapojnë të gjithë

18:16, 21/04/2021

Stacioni London Bridge, është evakuar nga policia e armatosur për shkak të një “sendi të dyshimtë” të identifikuar në zonë.

Një burrë i cili ishte bllokuar në tren, tha se u ishte thënë udhëtarëve se ishte gjetur një pajisje e dyshuar si eksploziv, ndërsa dëshmitarë të tjerë thanë se ishte si një “pako e mbikqyrur” dhe shiheshin njerëz duke vrapuar me shpejtësi në dalje të stacionit.

Ish aktori i EastEnders, Daniel Coonan i cili ndodhej në momentin e frikës në stacion, tha se pa helikopterë “të shumtë” në qiell pasi policia u thirr rreth orës 12:45 pasdite.

Pasagjerët dolën nga stacioni London Bridge në Southwark duke vrapuar, duke i lënë vend Policisë Britanike të Transportit (BTP)  të merrej me “sendin e dyshimtë ” në tren.

Gjithashtu, i gjithë stacioni London Bridge është evakuar, duke u mbyllur si një masë paraprake për sigurinë e të gjithë qytetarëve.

“Ishim të bllokuar në trena pranë Urës së Londrës dhe na duhej të zbrisnim nëpër shina që të largoheshim sa më shumë”,u shpreh Coonan.

Më vonë, firmat hekurudhore u shprehën menjëherë se: “Shërbimet e urgjencës janë marrë me incidentin dhe stacioni do të rihapet së shpejti.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco