Franca planifikon të fillojë lehtësimin e kufizimeve të COVID-19

Franca planifikon të fillojë lehtësimin e kufizimeve të COVID-19

18:04, 21/04/2021

Franca po planifikon të fillojë lehtësimin e ndalimit të orës policore për shkak të COVID-19 dhe kufizimet e udhëtimit në fillim të majit. Lajmi është njoftuar nga zyra e presidentit francez Emmanuel Macron.

Qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë përtej 10 kilometrave nga 2 maji, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i qeverisë Gabriel Attal, po kështu mund të lehtësohet në të njëjtën datë edhe një shtetrrethim mbarëkombëtar i orës 19:00.

Presidenti Emmanuel Macron shpreson të hapë tarraca restorantesh për t’i shërbyer klientëve jashtë nga mesi i majit, ndërsa do të rihapë kinematë, teatrot dhe muzetë me kapacitet të reduktuar.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kufizimet do të lehtësohen vetëm nëse nivelet e përditshme të infeksionit bien, duke mos dhënë asnjë premtim.

“Duket se ne mund të jemi në kulm, ose afër tij”, tha Attal pas një takimi qeveritar të kryesuar nga Macron.

“Por presioni në spital mbetet jashtëzakonisht i lartë”, shtoi ai.

Bizneset jo thelbësore janë mbyllur në Francë që nga 3 prilli pas valës së tretë të rasteve COVID-19, ndërsa restorantet, kafenetë dhe baret janë mbyllur edhe më gjatë, që nga 30 tetori.

Qeveria e Francës tha se do të hiqte kufizimet e saj gjysmë-bllokimi nëse numri i rasteve ditore të koronavirusit do të binte në rreth 20 mijë brenda një muaji.

Presidenti Macron synon që të vaksinojë 20 milionë qytetarë francezë të paktën me një dozë të vaksinës COVID-19  deri në mes të majit.

Që nga e marta, ishin administruar gati 13 milionë doza të para dhe mbi 4.8 milionë të dyta.

Franca ka raportuar gjithashtu vdekjet e më shumë se 100 njerëzve që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria do të mbajë një konferencë shtypi të enjten për të adresuar më tej temat e kufijve, shkollat ​​dhe fushatën e vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco