Ulet numri i ekzekutimeve

Ulet numri i ekzekutimeve

16:12, 21/04/2021

Në raportin vjetor të Organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e njeriut “Amnesty International”, evidentohet se numri i dënimeve me vdekje më 2020 ka qenë i ulëti në dekadën e fundit, ndonëse sfidat e pandemisë nuk kanë ndalur 18 shtete për të marrë vendime të tilla.

Të paktën 483 persona mësohet se janë ekzekutuar globalisht, çka flet për 26 për qind ulje në krahasim me vitin 2019, deklarohet në raportin vjetor të kësaj organizate me bazë në Londër.

Në këto të dhëna nuk përfshihen shtetet që klasifikojnë të dhënat për dënim me vdekje si sekrete shtetërore, apo ato që ofrojnë informacion të kufizuar.

Në mesin e këtyre shteteve hyjnë: Kina, Koreja Veriore, Siria dhe Vietnami. Irani, Egjipti, Iraku dhe Arabia Saudite është thënë se janë përgjegjëse për 88 për qind të të gjitha ekzekutimeve.

Numri i dënimeve me vdekje, që dihet se janë kryer në gjithë botën, – të paktën 1,477 – ka qenë 36 për qind më i ulët, në krahasim me vitin 2019, ndërsa Kina vazhdon të cilësohet si xhelati më i madh në botë.

“Ndërsa bota fokusohet në gjetjen e rrugëve për të ruajtur jetët nga COVID-19, disa qeveri kanë treguar vendosmëri shqetësuese për të ekzekutuar njerëzit, pavarësisht rrethanave të vështira”, tha Agnes Callamard, Sekretare e Përgjithshme e “Amnesty International”.

Të dhënat e organizatës Ndërkombëtare për të Drejtat e njeriut u publikuan në raportin me titull “Dënimet me vdekje dhe ekzekutimet në 2020”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco