Zhduket pa gjurmë nëndetësja në Indonezi, mister fati i 53 personave në bord

Zhduket pa gjurmë nëndetësja në Indonezi, mister fati i 53 personave në bord

13:22, 21/04/2021

Një nëndetëse indoneziane është zhdukur në ujërat e Balit me 53 persona në bord, të cilët ishin duke u trajnuar, thonë zyrtarët.

Indonezia tashmë ka filluar kërkimet e anijes KRI Nanggala-402, tha shefi ushtarak i vendit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Mësohet se zyrtarët u kanë bërë thirrje Australisë dhe Singaporit për të ndihmuar në kërkimin e saj.

Raportet e medieve lokale thanë se, nëndetësja ishte zhdukur në ujërat rreth 60 milje (96 km) larg brigjeve të Balit, herët në mëngjesin e ditës së sotme

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco