Ohio, polici vret një adoleshente me ngjyrë

Ohio, polici vret një adoleshente me ngjyrë

09:47, 21/04/2021

Një polic ka qëlluar për vdekje një adoleshente me ngjyrë ndërsa po i përgjigjej një tentative për therrje me thikë.

Të shtënat ndodhën në kryeqytetin e shtetit Columbus rreth orës 16:45, të kohës lokale, të martën, njoftoi gazeta Columbus Dispatch.

Policia në Columbus më vonë ka shpërndarë pamje të këtij incidenti ku shihen disa persona duke e sulmuar një persona, para se vajza të qëllohej disa herë.

Një hetim është duke u zhvilluar, derisa zyrtarët kanë kërkuar nga banorët vendas që të qëndrojnë të qetë, transmeton Klan Kosova.

“Këtë pasdite një vajzë e re humbi jetën tragjikisht. Ne nuk i dimë të gjitha detajet. Ne do të japim të tjera informacione sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë kryetari i Columbus, Andrew Ginther.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco