Shkatërrohet banda më e madhe kriminale kineze në Spanjë

Shkatërrohet banda më e madhe kriminale kineze në Spanjë

20:27, 20/04/2021

Të paktën 65 persona, kryesisht shtetas kinezë, u arrestuan në aksionin e policisë spanjolle, e cila shpërbëri një nga bandat më të mëdha kriminale.

Banda rriti kanabis dhe e kontrabandoi atë në të gjithë Evropën, njoftoi policia sot.

Sipas një deklarate të përbashkët nga shteti dhe autoritetet rajonale të policisë katalanase, arrestimet u bënë në disa qytete spanjolle, Portugali dhe Hollandë, raporton Associated Press.

Policia ka identifikuar grupin kriminal si "Banda Fujian", duke aluduar në provincën lindore të Kinës, nga vijnë dy familjet kryesore, të cilat formuan bandën.

Grupi kryesisht operonte nga baza në Barcelonë, në verilindje të Spanjës, raporton AP.

Më shumë se 350 anëtarë të forcave të sigurisë, me ndihmën e Europol, kontrolluan 29 depo të mëdha dhe vende të tjera në Barcelona, Tarragona, Oviedo, Gijon dhe Bilbao, si dhe rezidencat private në Portugali dhe Hollandë.

Policia thotë se janë zbuluar 13 plantacione të mbyllura, me gati 40,000 bimë marijuane, sythat e korrur të të cilave mund të shiten për gjashtë milion euro në tregun evropian.

Inspektori i policisë katalanase Toni Salleras tha se grupi po hetohet gjithashtu për rrëmbime dhe krime të tjera të kryera për shkak të konflikteve me grupe të tjera kriminale vendase dhe të huaja për të vendosur kontroll mbi prodhimin dhe shitjen e marijuanës.

Ai shtoi se autoritetet kineze po japin ndihmë në kryerjen e një hetimi mbi trafikimin e mundshëm të qenieve njerëzore dhe pastrimin e parave, krime në lidhje me aktivitetet e bandës.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco