Bush: Jam tronditur nga reagimet për miqësinë time me Michelle Obama

Bush: Jam tronditur nga reagimet për miqësinë time me Michelle Obama

16:45, 20/04/2021

George W. Bush, tha se ishte “troditur” nga reagimi i njerëzve për miqësinë publike me ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama.

Duke kujtuar momentin e paharrueshëm të të dyve që përqafohen në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian, ish-kreu i shtëpisë së Bardhë tha se ishte i tronditur nga mënyra se si reaguan njerëzit.

Image

Edhe në varrimin e John McCain në vitin 2018, dyshja u panë shumë të afërt dhe kjo ka ngjallur reagimin e njerëzve.

“Populli Amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë që George W. Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Bush në një intervistë në CBS Sunday Morning”.

“Ishte një miqësi e pastër”, shtoi ish-zonja e parë Laura Bush.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco