Në qytetin Versailles të Francës, është çaktivizuar një bombë 250 kilogramëshe nga Lufta e Dytë Botërore.
Në qytetin e Versailles, u formua një rreth sigurie me diametër prej 300 metrash për çaktivizimin e bombës britanike e gjetur gjatë punimeve ndërtimore.
Ekpertët për asgjesimin e bombës, pasi punuan për rreth dy orë, kanë çaktivizuar bombën që në vete përmban 66 kilogramë eksploziv.
Vitin e kaluar 25 bomba u çaktivizuan në mbarë vendin ndërsa këtë vit 5 bomba të ngjashme.
© SYRI.net