Për orë të tëra banorët e Austin në Teksas janë tmerruar nga një person që pasi vrau tre persona në një zonë afër një qendre tregtare, u zhduk nga vendngjarja ende i armatosur.
Forca të shumta policie, të FBI dhe të forcave speciale ndodhen në zonë, nga momenti që fillimisht u mendua për një akt që mund të lidhej me terrorizmin, por më pas ngjarja mori dimensione familjare, edhe pse identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur.
Por forcat e policisë kanë identifikuar autorin në Stephen Broderick, një ish-detektiv në kontenë e Travis.
Një vit më parë, Broderick u akuzua për dhunë seksuale ndaj një të mituri.
Me orë të tëra autoritetet paralajmëruan banorët e zonës veriperëndimore të qytetit që të mbeteshin në shtëpi, por fatmirësisht sipas autoriteteve nuk ekziston më një rrezik të përgjithshëm, edhe pse ende duhen zbardhur arsyet dhe dinamikat e vrasjes së shumëfishtë.
© SYRI.net