Hiqen maskat, shteti i parë që kthehet në normalitet

Hiqen maskat, shteti i parë që kthehet në normalitet

15:27, 18/04/2021

Izraeli ka njoftuar se vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme në ambiente të jashtme.

Në kuadër të masave për t’iu kthyer normalitetit, shkollat janë hapur pas vaksnimit në masë kundër Covid-19.

Izraeli, i cili ka një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, ka vaksinuar 54% të qytetarëve me dy doza të vaksinës Pfizer/ BioNTech.

Ministria e Shëndetësisë, ka lajmëruar se vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë.

Masa për vendosjen e saj do të vlejë ende për hapësirat e brendshme publike.

Ministria e Edukimit, ka thënë se pas kthimit të nxënësve nëpër shkolla, këto institucione duhet të inkurajojnë mbajtjen e higjenës personale, mbajtjen e distancës fizike dhe ventilimin e klasave.

Izralei i konsideron palestinezët në Jeruzalemin Lindor si pejsëtarë të popullsisë së vet, kjo është arsyeja pse është vaksinuar edhe kjo pjesë e popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco