Mjekët e kritikut të Putinit thonë se ai mund të vdes në burg brenda pak ditësh

Mjekët e kritikut të Putinit thonë se ai mund të vdes në burg brenda pak ditësh

11:49, 18/04/2021

Mjekët e aktivistit rus të opozitës, Alexei Navalny, kanë shprehur shqetësimet e tyre për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të aktivistit pas arrestimit.

Ata kanë thënë se nëse Qeveria ruse nuk i kushton vëmendje gjendjes shëndetësore të Navalny, ai mund të vdes brenda pak ditësh, shkruan BBC.

Sipas rezultatit të analizave të gjakut, mjekët kanë thënë se Navalny mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave.

Aktivisti Navalny është në grevë urie për 18 ditë radhazi, duke kërkuar trajtim të duhur shëndetësor për dhimbje akute në shpinë dhe mpirje të këmbëve.

Navalny, i njohur si një kritik i zëshëm i presidentit rus Vladimir Putin, është duke u mbajtur në burg që nga muaji shkurt i këtij viti për akuza të vjetra të përvetësimit.

Deri më tani, katër doktorët e tij, përfshirë edhe mjeken e tij personale, Anastasia Vasilyeva, ju kanë shkruar edhe drejtuesve të burgut ku po mbahet Navalny, që t’iu lejohet vizitë urgjente.

Në letrën e publikuar në rrjetin social Twitter nga doktoresha Vasilyeva, ekspertët kanë treguar se kaliumi në trupin e Navalny ka arritur ‘nivelet kritike’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco