Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe thirri ambasadorin rus në Londër, Andrei Kelin, për shkak të “veprimtarisë armiqësore” të Rusisë.
“Zyra e Jashtme britanike e ftoi ambasadorin rus për shkak të shqetësimit të thellë të Britanisë mbi sjelljen armiqësore të Rusisë, duke përfshirë sulmet kibernetike, ndërhyrjen në proceset diplomatike, rritjen e pranisë ushtarake në kufirin ukrainas dhe për aneksimin e paligjshëm të Krimesë”, thuhej në deklaratë.
Në të njëjtën kohë, ambasadori rus në Varshavë Sergei Andreyev ishte i ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë. Arsyeja lidhet me futjen e sotme të sanksioneve të reja amerikane kundër Rusisë, si dhe për shkak të situatës në Ukrainë, shkruan The Guardian.
Më parë, autoritetet britanike akuzuan Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme së Rusisë se qëndron pas sulmit kibernetik SolarWinds.
Shtetet e Bashkuara njoftuan sot me sanksionet e reja ndaj gjashtë kompanive teknologjike ruse, si dhe do të dëbojnë dhjetë diplomatë rusë.
The UK and US are today exposing Russia for carrying out the SolarWinds cyber-attack. We will continue to call out Russia’s malign and destabilising behaviour. https://t.co/lcafeGXOXn
— Dominic Raab (@DominicRaab) April 15, 2021
© SYRI.net